Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Rusinë që t’i japë fund mbështetjes së “mizorive” të Qeverisë siriane, ndërsa ka shprehur shqetësimin për dhunën në qytetin e Idlibit, të kontrolluar prej rebelëve.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë thirrje po ashtu për një “zgjidhje politike të konfliktit në Siri”, raporton KTV.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka ushtruar presion mbi homologun rus për t’u dhënë fund sulmeve të Damaskut në Idlib.
Paralajmërimet nga Washingtoni dhe Ankaraja u bënë teksa forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, të mbështetura nga Rusia, kanë intensifikuar sulmet në bastionin e fundit rebele në vend.
Turqia, si mbështetëse e forcave rebele që luftojnë kundër atyre të Assadit, ka kërcënuar madje Rusinë me përdorim të forcës ushtarake, po qe se forcat siriane nuk largohen nga Idlibi deri në fund të këtij muaji.
-
Turqia dhe Rusia rifillojnë bisedimet për Sirinë
-
Turqia dhe Rusia me kërcënime të ndërsjella për situatën në Siri
-
Trump: E vetmja gjë që morëm në këmbim të mbështetjes për Ukrainën është naftë më e shtrenjtë
-
Trump: Ukraina dhe Rusia duhet të heqin dorë nga disa territore
-
Trumpi paralajmëron heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë