Uashington, 22 qershor – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh dje për një takim të mundshëm me homologun rus, Vladimir Putin, në muajin korrik, një takim kokë më kokë që do të ketë një karakter të vacantë për shkak të akuzave për ndërhyrje ruse në presidencialet amerikane të 2016.
« Ne do të studiojmë mundësitë, për një takim të mundshëm kokë më kokë muajin e ardhshëm me personalitetin më të fortë të Kremlinit, njoftoi presidenti i Shtëpisë së Bardhë.
Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton do të vizitojë javën e ardhshme Moskën për të diskutuar për kushtet e një takimi të mundshëm.
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel më 11 dhe 12 korrik përpara se të vizitojë Britaninë e Madhe më 13 korrik, ku do të takohet me kryeministren Theresa May dhe mbretëreshën Elisabeta II.
Në fillim të qershorit, Putin njoftoi se ishte i gatshëm të takohej me presidentin amerikan, duke thënë se numri i shteteve, kryesisht Austria ishin të gatshëm për të mirëpritur këtë takim të shumëpritur kokë më kokë.
-
Dalin detaje të reja për takimin historik Trump-Putin në Alaska
-
Trump do takim me Putinin sa më shpejt që është e mundur
-
Kremlini e konfirmon bisedën Putin-Trump për të martën
-
Trumpi pritet të bisedojë të martën me Putinin
-
Trumpi dhe Putini mund të takohen në shkurt ose mars, thotë një ligjvënës rus