Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit do të dënohen të gjithë ata që tentojnë të shkatërrojnë monumentet historike e kulturore në vend.
Sipas vendimit, çdokush që dëmton një monument publik do të ndiqet “në shkallën më të lartë të ligjit”.
Një numër i monumenteve në Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar që nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd, ku protestuesit shfaqën zemërim të madh përmes protestave.
Presidenti, përmes Twitter njoftoi se ka anuluar udhëtimin e tij në New Jersey dhe po qëndron në Washington për të siguruar se rendi dhe ligji po zbatohen.
Më herët, presidenti Trump ishte zotuar se do të arrestojë kryerësit e këtyre veprave penale dhe të tjerët që mund t’i bëjnë të njëjtat, duke i kërcënuar edhe me dënim deri në 10 vjet burgim.
-
Trumpi paralajmëron burgosjen e protestuesve që rrëzuan statujat
-
Trumpi do të nënshkruajë urdhër ekzekutiv për reformat policore
-
Trump: Vrasësit e protestuesve në Iran do të paguajnë një çmim të lartë
-
Trumpi do të kërkojë dënim me vdekje për vrasësit në Washington
-
Çka dihet deri më tani për ndalimin e udhëtimit në SHBA për qytetarët e 12 shteteve