Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ai gjatë fjalimit të tij 25-minutësh në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, ka thënë se “demokratët po synojnë t’ia rrezikojnë rikandidimin për president”.
Trump ka thënë se kundërshtarët e tij synim e kanë “shkatërrimin e SHBA-së”.
“Kurrë s’kam menduar se diçka e tillë do të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam bërë është se e kam mbrojtur pa u trembur shtetin tonë nga ata që po synojnë të shkatërrojnë. Nga fillimi demokratët kanë spiunuar në fushatën time e më kanë sulmuar”, ka deklaruar Trump, raporton BBC.
Ndaj Trumpit rëndojnë 34 akuza, në aktakuzën që është ngritur. Ai është paraqitur të hënën në gjykatë në New York. Fillimisht u arrestua dhe u dërgua në gjykatë.
“Kemi një gjykatës që e urren Trumpin nga një familje që e urren Trumpin”, tha ish-presidenti amerikan.
Edhe
Trumpi pranon nominimin e republikanëve
Trump thotë se avokatët i kanë thënë se nuk ka asnjë rast kundër tij.
“Madje çdo ekspertë dhe analistë ligjore ka thënë se nuk ka asnjë rast”, tha Trump.
Ai ka thënë se kur është ngritur aktakuza, avokatët e tij i thanë “nuk ka asgjë, madje nuk po thonë as që e ke bërë ti këtë”.
Aktakuza është e lidhur me një pagesë prej afro 130 mijë dollarë që Trump thuhet se i ka paguar aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels për heshtjen e saj në vitin 2016. Trump ka mohuar se ka pasur lidhje me aktoren.
Ai ka thënë se ndoshta goditja më e madhe është se akuzat janë ngritur në New York City, “në qytetin të cilin ka ndihmuar ta ndërtojë”.
“Ja ku jemi tash, në një qytet që ishte aq falënderues 4 apo 5 vjet më parë”, tha Trump.
Edhe
Nënë Tereza s’do të mund t’i mposhte këto akuza, thotë Trumpi për rastin ndaj tij
Minutat e parë të fjalimit të Trumpit ishin të ngjashme me fjalimet e tij në fushatë.
“Shteti ynë po shkon në ferr. Është një fyerje ndaj shtetit tonë dhe bota po na qesh”, tha Trump.
Avokati i Trumpit, Todd Blanche, tha: “Ne do të luftojmë, do të luftojmë fortë”.
Gjykatësi Juan Merchan i ka dhënë avokatëve të Trumpit kohë deri më 8 gusht për të bërë ndonjë mocion, si shembull mocion për të hedhur poshtë rastin.
Akuzat që rëndojnë ndaj Trumpit janë akuza që maksimum kanë nga 4 vjet burgim.
Edhe
Prokurorët thonë se Trumpi tentoi “të korruptojë” për zgjedhjet e vitit 2016
Por, ekspertët ligjorë thonë se Trump – nëse shpallet fajtor – me gjasë do të gjobitet. Ata thonë se është pak e besueshme që Trump do të dërgohet në burg.
Donald Trump është ish-presidenti i parë i SHBA-së ndaj të cilit është ngritur aktakuzë.