Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi mburrej se dinte sekrete për jetën seksuale të Macronit

Trumpi mburrej se dinte sekrete për jetën seksuale të Macronit

Donald Trumpi mburrej para bashkëpunëtorëve të ngushtë se ai dinte sekrete për jetën seksuale të Emmanuel Macronit nga burime të inteligjencës amerikane.

Raporti në revistën Rolling Stone vjen pas publikimit të dokumenteve gjyqësore mbi ato të klasifikuara dhe dokumentet e mbrojtjes kombëtare të gjetura gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-presidentit, Trump, ku përmendet një dosje referuar si “Presidenti i Francës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është e paqartë nëse dosja mbi Macronin ishte e klasifikuar ose se çfarë përmbante. Por, Rolling Stone pretendoi se përmendja e saj në inventarin zyrtar nga ajo që u sekuestrua në Mar-a-Lago shkaktoi një “marrëveshje” mes Parisit dhe Washingtonit.

Një zëdhënës i ambasadës franceze tha: “Ne nuk komentojmë mbi procedurat ligjore të SHBA-së... ambasada nuk i ka kërkuar administratës asnjë informacion mbi dokumentet e marra nga rezidenca e ish-presidentit Trump”.

Raporti i Rolling Stone thotë se gjatë dhe pas presidencës së tij, Trumpi ua pohoi disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt se dinte detaje për jetën private të Macronit, të cilat i kishte mbledhur nga “inteligjenca”.

Macroni fillimisht iu afrua Trumpit, duke e ftuar atë në paradën ushtarake “Bastille Day” më 2017, vetëm dy muaj pasi u zgjodh, duke frymëzuar presidentin amerikan që t'i bëjë gjeneralët e tij të organizojnë një shfaqje të ngjashme të madhështisë ushtarake në Washington.

Marrëdhëniet shpejt u përkeqësuan midis dy liderëve, veçanërisht pas dështimit të Macronit për ta bindur Trumpin të qëndronte në marrëveshjen bërthamore me Iranin. Trumpi e nxori SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018.