Kandidati republikan për president, Donald Trump, e ka mbajtur tubimin e parë jashtë që nga atentati ndaj tij në Pennsylvania, dhe një xham antiplumb është vënë te foltorja e tij për ta mbrojtur teksa ka folur në Karolinën e Veriut.
Shërbimi Sekret po ashtu është në prezencë të madhe përreth vendit ku po mbahet tubimi. Shërbimi ishte kritikuar ashpër pasi Trump ishte plagosur në vesh.
Trump për pak doli jashtë xhamit mbrojtës për të parë dikë në turmë që nuk po ndihej mirë dhe agjentët e Shërbimit Sekret u panë që po e përcillnin secilën lëvizje të tij me përpikëri.
Trumpi foli për sigurinë kombëtare, duke përmendur qasjen e presidentit Joe Biden ndaj Ukrainës dhe tërheqjen e trupave nga Afganistani.
-
Trumpi thotë se “mori një plumb për demokracinë”
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
I dyshuari për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë thotë se synonte zyrtarët e Trumpit
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
-
Trump: SHBA-ja është e pushtuar nga brenda