Presidenti amerikane, Donald Trump, ia ka revokuar rivales së tij demokrate në zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris, mbrojtjen nga Shërbimi Sekret, që asaj iu pati aranzhuar nga ish-presidenti Joe Biden para largimit të tij nga detyra.
Si ish-nënpresidente, Harrisi ka pasur të drejtë, bazuar në ligj, që ta gëzojë të drejtën për siguri shtesë, pas largimit nga detyra në janar.
Kjo mbrojtje asaj iu pat zgjatur për një vit me një direktivë ekzekutive të nënshkruar nga Bideni.
E këtë privilegj Trumpi e revokoi nëpërmjet një memorandumi, të nënshkruar të enjten.
Veprimi u ndërmor vetëm disa javë para se Harrisi ta niste turneun kombëtar për promovimin e librit të saj “107 Ditë”, me kujtime prej fushatës së saj jetëshkurtër presidenciale.
Edhe
Trumpi shkarkon sekretaren e Sigurisë Kombëtare
Bazuar në këtë memorandum, Shërbimi Sekret urdhërohet ta ndërpresë çdo procedurë që ndërlidhet me sigurimin e autorizuar më parë për Harrisin.
Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të sivjetmë, Trumpi e ka revokuar mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për një numër të madh personash, përfshirë fëmijët e ish-presidentit Biden - Hunter e Ashley.
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit për sulm seksual
-
Jep dorëheqjen shefja e inteligjencës në administratën e Trumpit
-
Jimmy Kimmel mbron shakanë e tij në të cilën e quajti Melania Trumpin “vejushë në pritje”