Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka qortuar guvernatorët në SHBA dhe i ka quajtur “të dobët”, teksa u bërë thirrje që të autorizojnë taktika më të vrazhda për të ndalur protestat, të cilat janë ndezur përgjatë tërë shtetit për natën e gjashtë me radhë.
Të hënën mbrëma, gjatë një tele-konference, Trumpi iu ka thënë guvernatorëve: “Duhet të dominoni, nëse nuk dominoni, jeni duke humbur kohë. Ata do t’ju shkelin dhe do të dukeni si idiotë. Duhet të dominoni”.
“Duhet të arrestoni njerëz, duhet t’i përcillni, duhet t’i shtini në burg për 10 vjet dhe kurrë më nuk do të bëjnë kështu”, kishte thënë ai, sipas një incizimi të siguruar nga CBS Neës, transmeton KOHA.
Udhëheqësit nga qytetet ku po mbahen protestat kanë thënë se komentet e Trumpit “aspak nuk po ndihmojnë”.
Shumë qytete kanë vendosur orë policore, për të kontrolluar protestat shpesh të dhunshme.
Edhe
Trumpi kërcënon protestuesit me “forcë të rreptë”
Presidenti i SHBA-së ishte fshehur në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë të premten mbrëma, gjersa protestuesit ishin mbledhur për të protestuar jashtë.
Presidenti kishte qëndruar aty më pak se një orë.
Të dielën mbrëma, Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar punonjësit që të kenë kujdes dhe të fshehin lejet për kalim deri sa të arrijnë pikën e Shërbimit Sekret, kur të kthehen në punë të hënën.
Trumpi lavdëroi Shërbimin Sekret për kontrollimin e protestave jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Që nga 1 qershori, shtetet dhe kryeqyteti i SHBA-së kanë aktivizuar trupat e Gardës Kombëtare për t’iu përgjigjur protestave. Garda Kombëtare është pjesë e ushtrisë së SHBA dhe përbëhet nga ushtarë dhe civilë vullnetarë dhe zakonisht udhëhiqet nga guvernatorët e shteteve, edhe pse edhe presidenti mund të marrë kontroll në situata të caktuara.
Tashmë afro 62.000 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur përgjatë tërë shtetit dhe një pjesë e tyre ishin tërhequr nga detyra për të ndihmuar me COVID-19.
Edhe FBI ka vendosur pika veprimi përgjatë tërë shtetit për të menaxhuar protestat, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë.
Edhe
Shefi i policisë në Houston Trumpit: Mbylle gojën
Prokurori i Përgjithshëm, Bill Barr të shtunën mbrëma kishte urdhëruar ekipe të FBI-së që ta ndihmojnë policinë lokale në kontrollimin e protestave.
Gjatë fundjavës, protestat kundër racizmit janë mbajtur edhe në shtetet tjera, si shenjë solidarizimi.