Presidenti amerikan, Donald Trump, në një letër adresuar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për një marrëveshje të re bërthamore, ia ka bërë të qartë Iranit se ka afat dy muaj për të arritur marrëveshje, ka bërë të ditur një burim për CNN.
Trumpi ka thënë se dëshiron të arrijë marrëveshje me Iranin për të marrë më shumë kontroll mbi kapacitetet bërthamore.
“Presidenti Trump ia bëri të qartë Ayatollah Khameneit se do që ta zgjidhë çështjen e programit bërthamor me Iranin në mënyrë diplomatike – dhe shumë shpejt – dhe nëse kjo nuk është e mundshme, do të ketë mënyra tjera për ta zgjidhur”, ka thënë një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Më herët, Trumpi pati deklaruar se “ka dy mënyra për tu marrë me Iranin: ushtarakisht, ose të bëjmë marrëveshje”.
“Do të preferoja marrëveshjen, sepse nuk po kërkoj ta lëndoj Iranin”, pati deklaruar Trump.
-
Trumpi i dërgon letër liderit të Iranit për të negociuar marrëveshjen bërthamore
-
Trumpi ende pret që marrëveshja me Iranin të nënshkruhet për dy-tri orë
-
SHBA-ja e Irani arrijnë një marrëveshje paraprake për hapjen e Hormuzit dhe bisedimet bërthamore
-
Trumpi thotë se s’do të ngutet për marrëveshje me Iranin
-
Trump: Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer ose s’do të jetë fare