Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi i gatshëm për takimin me Putinin

Great Falls, 6 korrik – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se ishte i gatshëm për përballjen e tij me homologun rus, Vladimir Putin duke ironizuar gazetarët që e pyesnin për mungesën e eksperiencës dhe përgatitjes.

“Putin është shumë i përgatitur, por a do të jetë Trumpi i gatshëm?”, theksoi ai duke ironizuar pyetjet e formuluara nga disa ekspertë përsa i përket samitit të tij me ”burrin e hekurt” të Kremlinit më 16 korrik në Helsinki, në Finlandë, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

“Ju e dini, presidenti Putin është i KGB-së”, shtoi ai duke iu referuar ish-funksioneve të presidentit rus.

“Më besoni, gjithçka do të shkojë mirë!”, u përgjigj ai gjatë një mitingu të fushatës para mbështetësve në Great Falls, në Montana.

“A do të jem gati? Totalisht gati. Jam përgatitur gjithë jetë për këtë lloj truku”, shtoi ai para se të dënonte edhe një herë pandershmërinë e gazetarëve.

“Ju e dini çfarë? Putin do të jetë mirë, do të jetë mirë për të gjithë”, theksoi Trumpi, i cili mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me premtimin se do të përmirësonte marrëdhëniet e SHBA-së me kundërshtarin historik rus.

“Mund të përfundojmë me një marrëdhënie të mirë me Putin”, shtoi Trumpi, mandati i të cilit është prekur nga hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjen e tij.

Edhe Trump: Mendoj se diçka do të dalë nga takimi me Putinin Botë 11 muaj më parë Trump: Mendoj se diçka do të dalë nga takimi me Putinin

Presidenti amerikan pritet të martën në mbrëmje në Bruksel ku do të marrë pjesë të mërkurën dhe të enjten në samitin e NATO-s.

Ai do të zhvillojë më pas një vizitë në Britaninë e Madhe ku do të takohet me mbretëreshën Elizabeth II.

Më pas Trumpi do të shkojë në Helsinki më 15 korrik për t’u takuar me Putin për një takim të shumëpritur kokë më kokë.