Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi hedh dyshime për probleme fizike të Bidenit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë për mospjesëmarrjen në kurorëzimin e mbretit të Britanisë, Charles III.

Trumpi beson se Bideni është fizikisht i paaftë.

“Unë nuk mendoj se ai është fizikisht i aftë për këtë, mendoj se është një përpjekje fizike për të”, ka thënë 76-vjeçari në një intervistë për GB News të mërkurën.

Donald Trump, i cili shpreson të jetë me Bidenin në garën e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, thotë se është i befasuar nga mungesa e Bidenit, të cilën ai e interpreton si “një mungesë të madhe respekti”.

“Nëse do të isha në Shtëpinë e Bardhë, do të vija patjetër”, ka thënë Trump, i cili intervistën e dha në fushën e golfit që zotëron në Skoci.

Në ceremoni të shtunën, 80-vjeçari Biden do të përfaqësohet nga gruaja e tij Jill.

Edhe Trumpi thotë se nuk do të kandidojë për zv.president në 2028-n Botë Trumpi thotë se nuk do të kandidojë për zv.president në 2028-n

Deri më sot, asnjë president amerikan nuk ka marrë pjesë në kurorëzimin e një monarku britanik.

Shtëpia e Bardhë këmbënguli në faktin se mungesa e Bidenit, i cili është krenar për rrënjët e tij irlandeze, nuk ishte një “shenjë përbuzjeje”.