Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi e fton Orbanin në “takim pune”

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është ftuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për një “takim pune” më 13 maj, ka bërë të ditur të enjten një zyrtar.

Takimi në Ëashington do të trajtojë çështje si siguria energjetike, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, raportet dypalëshe dhe siguria rajonale, ka shkruar në “Tëitter” zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

Në korrik të 2016-tës, Orbani ishte bërë lideri i parë i një shteti në Bashkimin Evropian që e kishte mbështetur Trumpin në fushatën zgjedhore amerikane.

Pasi ishte kthyer në pushtet, më 2010, Orbani ishte përballur me kritika të ashpra nga administrata Obama, rreth dobësimit prej tij të kontrolleve demokratike dhe sundimit të ligjit.

Artikuj të ngjashëm