Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur rivalin e tij Demokrat Joe Biden “kandidatin më të keq në histori”.
Duke folur në Wisconsin të shtunën, Trumpi që vazhdimisht është deklaruar se do të triumfojë më 3 nëntor, është marrë me pyetjen çka nëse humb në zgjedhje.
“Nëse humbi, mund ta imagjinoni? Po të humbi, do të isha humbës ndaj rivalit më të keq”, ka thënë ai.
Më tej Trumpi ka folur në fushatë edhe për flokët e tij, duke lëshuar edhe një bisedë me bashkëshorten e tij Melania që e quan “presidenti më i bukur”.
Për infektimin me COVID-19, Trumpi ka thënë se u përmirësua shpejt dhe se “do t’i puthte të gjithë në turmë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi komenton tërheqjen e Bidenit nga gara
-
Bideni pas thirrjeve për tërheqje nga gara: Po kandidoj dhe do të fitoj
-
Joe Biden e Donald Trump - gati për debatin presidencial të së enjtes
-
Trumpi e quan fjalimin e Bidenit “zemërues dhe i mbushur me urrejtje”
-
Bideni dhe Trumpi thumbojnë njëri-tjetrin, gara për zgjedhjet presidenciale në SHBA po nxehet