Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas fjalimit vjetor të presidentit, Joe Biden, duke thënë se ishte një fjalim i mbushur me zemërim, polarizim dhe urrejtje.
“Ai duket shumë i zemëruar kur flet, që është një veçori e njerëzve që e dinë se janë duke humbur”, ka shkruar Trump në Truth Social.
Ai e ka kritikuar Bidenin se dëshiron ta vërshojë SHBA-në me migrantë.
“Zemërimi dhe të bërtiturat nuk ndihmojnë për ta bërë shtetit tonë sërish të bashkuar. Ky ishte një fjalim me zemërim, polarizim dhe i mbushur me urrejtje. Ai e përmendi imigrimin, ose Kufirin më të Keq në Historinë e Botës. Ai kurrë nuk do ta rregullojë imigrimin, as nuk do që ta bëjë. Ai dëshiron që shteti jonë të jetë i vërshuar me migrantë. Krimi do të rritet në nivelet që s’janë parë asnjëherë më parë, dhe kjo është duke ndodhur shumë shpejtë”, ka shkruar Trumpi.
Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit të enjten vonë, Bideni e ka kritikuar kundërshtarin e tij të mundshëm republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, për “përkulje” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
-
Trump godet Evropën: Po dështon në Ukrainë, në migrim dhe në politikë – flasin shumë, bëjnë pak
-
Bideni kritikon Trumpin në fjalimin e parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë
-
Paraqitje surprizë e Bidenit: Nuk e di nëse zgjedhjet do të jenë paqësore
-
Trumpi përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve, fyen Harrisin
-
Trumpi fajëson “retorikën” Biden-Harris për tentim sulmin