Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të publikojë qindra dokumente sekrete të vrasjes së ish-presidentit John F. Kennedy.
Një numër i zyrtarëve të agjencive të sigurimit, i kanë bërë thirrje presidentit që të mos publikojë disa prej dokumenteve që ruhen në Arkivin Kombëtar dhe Administrimin e Regjistrimeve, raporton The Washington Post.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në pritje të informacioneve të reja, mua, si president, do të më lejohet që të hap dosjet e klasifikuara dhe të bllokuara të JFK-së”, ka njoftuar Trump përmes një postimi në Twitter, transmeton Koha.net.
Arkivat Kombëtare këto dokumente sekrete do t’i publikojnë më 26 tetor.
Rreth vrasjes së Kennedyt janë rreth 3 mijë dosje të papublikuara deri më tani, derisa 30 mijë të tjera janë publikuar, por vetëm të censuruara.
Presidenti Kennedy u vra më 22 nëntor të vitit 1963.