Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pas “konsultimeve precize” me ekipin e tij të sigurisë dhe me agjencitë e tjera, ai do ta lejojë publikimin e pothuajse të gjitha dosjeve të ndërlidhura me vrasjen e presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1963.
Në një varg të postimeve në rrjetin Twitter gjatë ditës së djeshme, Trump ka shkruar se synon “të ndalë çfarëdo dhe të gjitha teoritë e konspiracionit”.
“Do t’i lirojë të gjitha dosjet JFK, përveç emrave dhe adresave të çfarëdo personi që mund të përmendet, e i cili është ende gjallë”, ka shkruar Trump.
Para tri ditësh, Trump i ka liruar afro 3 mijë dokumente për këtë vrasje, që deri tash mbaheshin sekrete.
Në këtë mënyrë ai e respektoi afatin, i cili ishte caktuar para 25 viteve.
-
Trumpi do të publikojë dokumente sekrete të vrasjes së presidentit Kennedy
-
Bëhen publike dokumentet rreth atentatit ndaj ish-presidentit Kennedy
-
Shtëpia e Bardhë publikon mbi 12 mijë dokumente lidhur me vrasjen e Kennedyt
-
Detajet për vrasjen e Kennedyt mbeten sekret
-
Trumpi përmendet mbi 1.000 herë në dosjet e reja “Epstein”