Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi do të akuzohet për “skandalin” me aktoren e filmave për të rritur

Donald Trump - SHBA

Donald Trump do të jetë ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të përballet me akuza penale, raportoi NewYorkTimes të enjten. Akuzat konkrete ende s'janë bërë të ditura, por çështja lidhet me një pagesë ndaj një ylli të filmave për të rritur gjatë fushatës së tij të 2016-s.

Sipas mediumit, një juri e madhe votoi që Trump të ndiqet për këtë vepër, derisa aktakuza u tha se do të lëshohet për publik ditëve në vijim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trump ka këmbëngulur se do të vazhdojë të kërkojë nominimin për të rikandiduar për president të SHBA-së.

Ekipi ligjor i Trumpit s’ka dhënë ende asnjë koment për këtë rast.