Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë të enjten se ai “do ta nxjerrë ushtrinë” për ta mbrojtur kufirin amerikan, teksa karvani i migrantëve amerikano-qendrorë e ka vazhduar rrugëtimin nga Meksika drejt SHBA-së. Sidoqoftë, presidenti amerikan nuk ka dhënë detaje tjera.
“Do ta nxjerr ushtrinë për këtë Emergjencë Kombëtare. Ata do të ndalen!”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e tij zyrtare në “Tëitter”, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk u janë përgjigjur kërkesës për koment rreth angazhimit të mundshëm të ushtrisë kundër migrantëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump dërgon ushtrinë në kufiri me Meksikën derisa të ngrihet muri
-
Trumpi jep shenjë se mund ta përdorë ushtrinë për dëbimin e emigrantëve
-
Trumpi shpall gjendjen emergjente për të zgjidhur çështjen e kufirit me Meksikën
-
SHBA angazhon 2,000 trupa ushtarake shtesë në kufi me Meksikën
-
Trumpi i gatshëm për mbyllje afatgjate të qeverisë