Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën mbrëma, se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do ta pezullojë migrimin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa shteti po përballet me efektet shëndetësore e ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
“Në pikëvështrimin e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për mbrojtjen e vendeve të punës së qytetarëve të Amerikës, do ta nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për pezullimin e përkohshëm të migrimit për në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Trump në Twitter, raporton CNN.
Nuk është e qartë se si do të përdoret ky mekanizëm për ndaljen e migrimit, sikur as koha e pezullimit apo edhe se cilat do të jenë efektet në menaxhimin e kufijve.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti për Siguri nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Migrimi në SHBA është ndalur në masë të madhe. Ripranimi i refugjatëve është ndalur, shumica e zyrave për viza janë të mbyllura dhe ceremonitë e marrjes së shtetësisë nuk po zhvillohen, shtoi CNN.
Ndërkaq, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Përhapjes së Sëmundjeve në SHBA, brenda shtetit janë infektuar 746.625 persona dhe 39.083 kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
-
Trumpi vazhdon pezullimin e lejeve të punës për të huajt
-
Trumpi pezullon aplikimet për qëndrim të përhershëm në SHBA
-
Trumpi pezullon të gjitha fluturimet nga Evropa në SHBA
-
Trumpi ndalon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera
-
SHBA-ja ndalon përkohësisht shqyrtimin e të gjitha kërkesave për azil