Donald Trumpi “do ta luajë lojën e Putinit” nëse ri-zgjidhet presidenti i SHBA-së, ka thënë një ish-udhëheqës i CIA-s.
Leon Panetta, ka deklaruar për Sky News, se “nuk do të befasohej” nëse Trumpi, kandidati i mundshëm republikan për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, "vazhdon ta lërë Putinin të bëjë çfarë të dojë" nëse ai hyn në Shtëpinë e Bardhë për një presidencë të dytë.
“Nuk kam dyshime se Trumpi do ta luajë lojën e Putini. Ai e ka përkrahur Putinin në Helsinki, në vitin 2018 dhe ka deklaruar se i besonte më shumë inteligjencës ruse se asaj amerikane”, ka shtuar Panetta.
"Një president Trump do të ishte i papërgjegjshëm në marrëdhëniet e tij me dikë që është një tiran, një diktator, dikë që është zotuar të minojë demokracinë amerikane dhe demokracinë botërore”, është shprehur ai.
Putini ka deklaruar së fundmi se Rusia do të preferonte të shihte Joe Bidenin të fitonte një mandat të dytë pasi ai është "më me përvojë" dhe "më i parashikueshëm".