Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi dhe ngritja e diplomacisë sadiste

(Foreign Policy Magazine) - Nëse ekziston një shkathtësi, me të cilën Donald Trumpi është mburrur kur u kandidua për president më 2016-n, atëherë kjo është aftësia e tij për të bërë ujdi të mira.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha ai asokohe, janë “shqyer” nga aleatët dhe kundërshtarët, të cilët vazhdimisht e nxorën më të mirën nga SHBA-ja, negociatë pas negociate. Marrëveshja Veriamerikane për Tregti të Lirë (NAFTA) ishte “ujdia më e keqe tregtare ndonjëherë”, marrëveshja bërthamore me Iranin qe “katastrofike”, ndërsa aleatët në Evropë dhe Azi po mundoheshin ta “vidhnin pasurinë” e SHBA-së, duke krijuar yst tregtar dhe duke mos paguar sa duhet për trupat amerikane në tokën e tyre.

Si autor i librit “The Art of the Deal”, Trumpi ka pretenduar se do t’i japë fund rënies së lirë, do t’i rinegociojë ujditë e këqija dhe të arrijë marrëveshje të reja diplomatike në sferat ku pararendësi i tij kishte dështuar.

Artikuj të ngjashëm