Presidenti Donald Trump, ka arritur në Las Vegas, udhëtim i cili do t’i testoj aftësitë e tij ngushëlluese, në një shtet të shokuar nga sulmi më i madh vdekjeprurës në historinë e SHBA-së.
Presidenti dhe zonja e parë, Melabia Trump, së bashku me sherifin, Joseph Lombardo kanë vizituar një spital lokal, ata kishin planifikuar të vizitonin edhe viktimat me familjarët e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është trishtuese. Ne do t’i respektojmë dhe vizitojmë policinë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë Trump para gazetarëve.
Kjo është hera e parë që Trump po përballet drejtpërdrejtë me pasojat e të shtënave vdekjeprurëse në SHBA, që si pasojë kanë vrarë qindra persona në vitet e fundit.
Autori i tragjedisë, Stephen Paddock, 64-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, në një koncert në Las Vegas.