Presidenti amerikan, Donald Trump iu bëri sot thirrje shteteve importuese të naftës për t'i mbrojtur anijet e tyre, pas një serie incidentesh në vendet e Gjirit.
“Të paktën 91% e importeve kineze të naftës kalojnë nga Ngushtica e Hormuzit dhe 62% e importeve japoneze. Në mënyrë të njëjtë për shumë shtete të tjera”, thuhet në një postim në Twitter të Trump.
”Përse i mbrojmë ne këto korridore detare prej shumë vitesh për shtete të tjera pa më të voglin shpërblim?”, ngre pyetjen ai.
”Të gjitha këto shtete duhet të mbrojnë anijet e tyre, në atë që gjithnjë ka qenë një kalim i rrezikshëm”, thekson Trump./Atsh/
Artikuj të ngjashëm