Presidenti Donald Trump pritet të krijojë një agjenci të re që synon rregullimin burokracisë federale të SHBA-së, drejtori i së cilët do të jetë dhëndri i tij, Jared Kushner.
“The Washington Post”, e cila ka raportuar këtë lëvizje te re presidentit, e përshkruan Zyrën e Inovacionit si një "ekip Sat" për bashkëshortin e Ivanka Trump, transmeton SYRI.net.
Agjencia do të ketë kompetenca të thella për të reformuar procedurat e qeverisë, thotë gazeta e njohur amerikane.
Kushner tha për gazetën se "qeveria duhet të drejtohet si një kompani e madhe amerikane".
"Shpresojmë që të mund të arrijmë sukses dhe efikasitet për klientët tanë, të cilët janë qytetarët ", shtoi ai.
Në një deklaratë për “Washington Post”, Presidenti Trump tha se njësia e re do të përmbushë premtimet kryesore të fushatës.
-
Trumpi planifikon ta emërojë ish-ndihmësin e tij si drejtor të FBI-së
-
Trumpi po këshillohet nga dhëndri i tij që t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve
-
Trumpi pritet ta emërojë Grenellin drejtor të inteligjencës amerikane
-
Sekretari i Thesarit udhëheq delegacionin e SHBA-së në Forumin e Davosit
-
Kushneri, optimist për arritjen e marrëveshjes mes izraelitëve dhe palestinezëve