Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë CNN-it se luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë në kohë të njëjtë, pas një bisede që pati me presidentin rus Vladimir Putin.
“Cila luftë do të përfundojë e para? Ndoshta janë në kohë të ngjashme”, ka thënë Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi ka thënë se Iranin e sheh të mposhtur ushtarakisht, duke ripërsëritur se SHBA-ja ka shkatërruar forcën e tij detare e ajrore.
Më parë ai pati parashikuar se lufta në Iran, të cilën SHBA-ja e nisi më 28 shkurt, do të zgjaste katër në gjashtë javë. Lufta në Ukrainë ndërkohë po vazhdon që nga viti 2022 dhe nuk i shihet fundi.
Trumpi ka thënë se ka biseduar “pak për Iranin me presidentin rus”.
“Mendoj se do të vijmë me një zgjidhje shpejt. Shpresoj, ne do të donim të shihnim një zgjidhje të mirë”, ka theksuar ai.