Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmi i raportuar kimik në provincën Idlib të Sirisë “është fyerje për njerëzimin”.
Sulmi, i cili ka ndodhur të hënën, ka lënë afër 90 njerëz të vrarë.
Duke folur në një konferencë për media në Uashington, së bashku me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Trump tha se incidenti “nuk mund të tolerohet”.
“Ai sulm mbi fëmijët ka pasur ndikim të madh në mua. Ka qenë një gjë e tmerrshme. E kam shikuar dhe nuk ka gjë më të keqe”, tha Trump.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë akuzuar regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për kryerjen e sulmit kimik në qytetin Khan Sheikhoun.
Siria dhe aleatja e saj, Rusia, kanë fajësuar rebelët.
-
Trump: Tani unë mbaj përgjegjësi kur bie fjala për Sirinë
-
Trumpi zotohet për hakmarrje pas vrasjes së tre amerikanëve në “sulmin e ISIS-it” në Siri
-
Vriten 22 ushtarë turq në Idlib, Turqia ua hap rrugën refugjatëve sirianë për në Evropë
-
Trumpi nxit Rusinë të mos i mbështesë “mizoritë” siriane
-
Qindra civilë të vdekur në javët e fundit në Siri nga sulmet e regjimit