Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë me dije se sot me orën lokale, në 18:30, do të lirohet nga spitali, ku është trajtuar tash e tri ditë.
Trump, përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar se ndihet mirë dhe ka porositur se nuk duhet pasur frikë nga koronavirusi, transmeton KOHA.
“Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga koronavirusi. Mos e lejoni t’ua dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë”, ka shkruar Trump.
Ndërkohë, sot gjatë ditës, edhe Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, ka njoftuar se ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Artikuj të ngjashëm