Presidenti amerikan, Donald Trump, pasi anuloi takimin me liderin koreano-verior, Kim Jong-unin, paralajmëroi sot Phenjanin të distancohet nga çdo akt i papërgjegjshëm.
Ai siguroi se fushata e ”presionit maksimal” ndaj këtij shteti do të vijojë.
“Ne shpresojnë të ndodhin gjëra pozitive në të ardhmen e Koresë së Veriut. Nëse kjo gjë nuk ndodh, jemi më të gatshëm se kurrë për t’u kundërpërgjigjur”, u shpreh për median presidenti amerikan.
Trumpi shtoi se SHBA-ja do të vijonte zbatimin e sanksioneve më të ashpra të vendosura ndonjëherë dhe do të ndjekë një fushatë presioni maksimal.
Artikuj të ngjashëm