Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se SHBA-ja po negocion me njerëzit e duhur të Iranit.
I pyetur nga gazetarët gjatë ngjarjes për betimin e sekretarit të tij të ri të Sigurisë Kombëtare, ai ka përsëritur pretendimet e bëra më parë, se Irani nuk ka më marinë, udhëheqës apo radar, dhe e ka quajtur operacionin amerikan një "sukses të jashtëzakonshëm".
"Po flasim me njerëzit e duhur dhe ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje”, ka thënë Trumpi.
Trumpi po ashtu ka thënë se iranianët i kanë dhënë SHBA-së “çmim të rëndësishëm” në lidhje me naftën dhe gazin.
Dhurata, siç e ka quajtur presidenti amerikan, lidhet me Ngushticën e Hormuzit, por ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Edhe
Trump: Vance dhe Rubio janë të përfshirë në bisedime me Iranin
Sipas tij, kjo tregoi se "kemi të bëjmë me njerëzit e duhur".
Ai ka deklaruar po ashtu se lufta është e fituar.
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka këmbëngulur se lufta ndaj Iranit duhet të përfundojë përmes dialogut dhe negociatave serioze, por ka sugjeruar që qëndrimi i Izraelit po dëmtonte diplomacinë.
“Qëndrimi i pakompromis, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike”, ka thënë Erdogan, një kritik i vazhdueshëm dhe i hapur i Izraelit, në një fjalim televiziv.
“Asnjë vend që vlerëson paqen dhe stabilitetin botëror nuk duhet të vazhdojë t’i shtojë benzinë zjarrit që Izraeli ka ndezur padrejtësisht në rajonin tonë”, ka shtuar ai.
Deklarata e tij vjen në kohën kur presidenti amerikan po këmbëngul se SHBA-ja është duke zhvilluar negociata për fundin e armiqësive me Iranin, mirëpo Teherani zyrtar ende nuk e ka pranuar se ka bisedime.
Trump: Vance dhe Rubio janë të përfshirë në bisedime me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se në bisedime me Iranin, përveç të dërguarit të tij, Steve Witkoff dhe këshilltarit, Jared Kushner, janë të përfshirë edhe zëvendëspresidenti, JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Trumpi ka thënë se Irani "do të donte të bënte një marrëveshje...”.
Sipas tij, marina, forca ajrore dhe komunikimet e Iranit janë "zhdukur", dhe fakti që ato nuk mund të komunikojnë përbën "problemin më të madh".
-
Kryetari i parlamentit të Iranit: Figura “e jashtme” që Shtëpia e Bardhë e sheh si partner të mundshëm
-
Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund
-
Trumpi për armëpushimin me Iranin: Ka marrë fund
-
Trump: Irani na ka thënë se s’po kërkohen taksa për anijet që kalojnë në Hormuz