Presidenti amerikan Donald Trump ka përgëzuar liderin e Koresë Veriore Kim Jong-Un, duke thënë se ka marrë një vendim të fortë.
Trump tha se Kim ka sjellë një vendim shumë të arsyeshëm, duke shtyrë lansimin e raketave në drejtim të territorit amerikan Guam, gjë e cila shtoi tensionet ndërmjet dy vendeve dhe shtoi frikën nga një konflikt i mundshëm ushtarak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Alternativa do të ishte e papranueshme dhe katastrofale”, ka thënë Trump.
Ndryshe, presidenti Trump deklaroi më herët se SHBA-të do të përgjigjen me zjarr dhe zemërim kundër Koresë Veriore, nëse kjo e fundit do të shkrepte raketat e rangut të mesëm, të parapara të godisnin në afërsi të ishullit Guam