Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të mbyllë qeverinë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën.
Duke folur para mbështetësve në Feniks të Arizonës, siç transmeton Rel, Trump tha se demokratët opozitarë janë “pengesë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë fjalimit 80-minutësh, Trump i akuzoi edhe mediat, duke thënë se ato u kanë dhënë “platformë” grupeve të ekstremit të djathtë.
Trump tha se mund t’i japë fund Nafta-s, një marrëveshje tregtare kjo me Meksikën dhe Kanadanë.
Duke u ndalur te Koreja e Veriut, Trump tha se shpreson se do të zvogëlohen tensionet rreth programit bërthamor të Phenjanit.
Derisa komentet janë mirëpritur brenda qendrës së konferencës, protestuesit anti-Trump, që janë mbledhur jashtë saj, janë përleshur me policinë.
Policia ka përdorur gazin lotsjellës pasi protestuesit kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të saj.