Presidenti amerikan, Donald Trump dënoi fuqishëm sot në Betlehem, në Cisjordaninë e pushtuar, atentatin në Mançester të zhvilluar sipas tij nga keqbërës dështakë.
“Gjithë këta të rinj të mrekullueshëm, që jetojnë dhe duan jetën, të vrarë nga dështakë keqbërës. Nuk do t’i quaj monstra pasi do ju pëlqente shumë kjo fjalë”, deklaroi Trump në prani të presidentit palestinez Mahmoud Abbas me të cilin u takua sot në mëngjes, transmeton atsh raportimin e afp.
Donald Trump ndodhet në Territoret Palestineze në kuadër të turit të tij të parë ndërkombëtare ku vizitat e para i zhvilloi në Arabi Saudite dhe Izrael, më pas pritet të shkojë në Itali, Vatikan dhe Belgjikë.