Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, arrijnë sot në Francë, për një vizitë dyditëshe.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ata do të marrin pjesë në festimin e Ditës Bastille në Paris, më 14 korrik.
Dita Bastille është festë kombëtare në Francë, ndërsa këtë vit përkon edhe me 100-vjetorin e hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.
Trump do të takojë edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Bisedimet e tyre pritet të përqendrohen në konfliktin në Siri dhe luftën kundër terrorizmit.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump pranon ftesën e Macron, më 14 korrik shkon në Paris
-
Mblidhen sot në Francë udhëheqësit e G7-s
-
Trumpi do të marrë pjesë në takimin e G7-s në Francë muajin e ardhshëm
-
Trumpi pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë
-
Mbreti Charles nis sot vizitën në SHBA, Trumpi thotë se do të jetë “shumë i sigurt”