Presidenti i SHBA-së dhe ai Rusisë do të duhej të takoheshin sonte në margjinat e Samitit G20 në Hamburg, Gjermani.
Lidhur me këtë, presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar sot në mëngjes në profilin e vet të Twitterit se i gëzohet takimit me kryetarin rus, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Iu gëzohem të gjitha takimeve të mia me liderë botërorë, përfshirë edhe takimin tim me Vladimir Putinin. Kemi për të biseduar për shumëçka", ka shkruar Trump.
Agjencitë botërore kanë njoftuar se Trump ka arritur në qendrën ku po mbahet takimi i G20-ës e takimi me Putinin është paralajmëruar më vonë në mbrëmje.