Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i drejtohet të martën kombit – për herë të dytë – nga Kongresi amerikan.
Fjalimi pritet të përqendrohet te migrimi, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe ekonomia amerikane, ndërsa vjen në kohën e betejave të mëdha politike me demokratët e Kongresit.
Fjalimi, para të dyja dhomave të Kongresit, mbahet vetëm disa ditë pas përfundimit të mbylljes 35-ditëshe të Qeverisë amerikane – më të gjatës në histori, shkruan rel.
Mbyllja ka ndodhur pasi demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit kanë refuzuar të financojnë një nga prioritetet kryesore të politikës së Trumpit: një mur në kufirin e SHBA-së me Meksikën, i cili, sipas presidentit, do të ndalonte rrjedhën e migrantëve të paligjshëm dhe të drogave.
Marrëveshja që e ka rihapur Qeverinë, skadon më 15 shkurt dhe Trump ka kërcënuar se do të shpallë emergjencë kombëtare nëse Kongresi nuk ia miraton 5.7 miliardë dollarët e kërkuar për murin.
-
Trumpi mban sonte fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit
-
Trumpi i drejtohet Kongresit mes mospajtimeve me Ukrainën
-
Vendimet “urgjente” që Trumpi pritet t’i marrë pas marrjes së detyrës
-
Ligjvënësit demokratë me rezolutë kundër planeve të Trumpit
-
Trumpi në fjalimin e dytë para kombit: Muri, Rusia, Kina, imigrimi, punësimi...