Donald Trump fajësoi sërish të dyja palët për dhunën në Charlottesville në Virxhinia, duke shkaktuar reagime nga i gjithë spektri politik, madje edhe pretendime se presidenti duhet të kërkojë falje për fjalët që tha.
Një në deklaratë të bërë të hënën, Trump dënoi supremacistët e bardhë dhe prapë u kritikua, sepse reagimi i tij ishte i vonuar. Por, në një konferencë për shtyp në Nju Jork, ai gjithashtu fajësoi mbështetësit e së majtës që sulmuan ata të së djathtës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas analistëve, të hënën Trump dënoi ekstremistët e djathtë, sepse ngulën këmbë këshilltarët e tij për të shmangur stuhinë politike, ndërsa në konferencën për shtyp tha atë që mendonte vet pa pyetur njeri, duke e përshkallëzuar atë.
Veçse ndau fajin mes amerikanëve të thjeshtë dhe racistëve, supremacistëve të bardhë e nazistëve, Trump ngriti pyetjen nëse duhen hequr statujat e presidentëve George Washington dhe Thomas Jefferson, që dikur kishin zotëruar skllevër.
Dhuna në Virxhinia shpërtheu pasi supremacistët e bardhë protestuan kundër heqjes së statujës së një gjenerali të jugut skllavopronar. Demokratët padyshim, por edhe shumë republikanë, përfshirë John McCain, Jebb Bush, Marco Rubio, Paul Ryan e të tjerë dënuan me ashpërsi supremacistët e bardhë dhe fjalët e presidentit, duke thënë se nuk mund të ketë barazi morale mes protestave kundër dhe pro racizmit.
Një nga mesazhet më të pëlqyera në “Twitter” ishte ai i ish-presidentit Barack Obama, që citoi Nelson Mandelën. “Askush nuk lind me urrejtje për dikë tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, së shkuarës apo fesë”.