Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump emëron drejtorin e ri të FBI-së

Donald Trump ka emëruar avokatin Christopher A Wray për t’u bërë drejtor i ri i FBI-së, shkruan BBC, transmeton TS.

Ky post ka qenë i zbrazët që nga muaji i kaluar pasi presidenti Trump shkarkoi nga detyra James Comey.

I emëruari nga Trump kishte shërbyer si avokat i përgjithshëm, ndihmës i ish presidentit George W Bush, gjatë vitit 2003-2005.

Ai ishte gjithashtu një avokat që përfaqësonte guvernatorin e New Jersey-it dhe aleatin Trump – Chris Christie gjatë skandalit “Bridgegate”.

Trump e përshkroi z. Wray si “një njeri me kredencialet e patëmetë” në një takim të mërkurën.

Artikuj të ngjashëm