Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë shtrënguar duart për herë të parë sot në samitin e G20 në Hamburg, Gjermani, raporton BBC.
Ata do të mbajnë më vonë gjatë ditës së sotme një takim më të gjatë, në të cilin thonë se do të riparojnë marrëdhëniet e dëmtuara nga krizat në Siri dhe Ukrainë, si dhe nga sulmet e supozuara të Rusisë në SHBA, transmeton Koha.net.
Ndryshimet klimatike dhe tregtia ndërkombëtare raportohet se do të jenë temat që do të dominojnë samitin, i cili ka tërhequr protesta masive në Gjermani.
Artikuj të ngjashëm