Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump e dërgoi shefin e CIA-s ta takojë Kim Jong-Unin

Shefi i CIA-s dhe i caktuari për sekretar amerikan të Shtetit Mike Pompeo, gjatë festës së Pashkëve, më 1 prill, ishte dërguar nga presidenti i amerikan Donald Trump në Korenë Veriore për ta takuar Kim Jong-unin, liderin e këtij vendi.

Këtë e ka zbuluar Washington Post dje, duke u thirrur në burime të besueshme. Takimi u zhvillua pasi që Pompeo u caktua shef i diplomacisë amerikane.

Kjo informatë e pakonfirmuar zyrtarisht por e përmendur në mediet e shkruara, tërthorazi u përmend dje edhe nga presidenti Trump i cili gjatë konferencë së përbashkët me kryeministrin japonez Shinzo Abe:

“Ne kemi pasur b biseda të drejtpërdrejta në nivel shumë të lartë dhe me nivelin më të lartë të Korersë Veriore”.

Kjo vizitë e bën shumë të afërt takimin ndërmjet kryetarëve të dy vendeve.

“Ne shumë shpejt do të organizojmë takim me Kim Jong-unin. Takimi, nëse gjërat shkojnë mirë do të zhvillohet në fillim të qershorit. Vendi ku do të zhvillohet takimi nuk është caktuar ende, ndërsa në opsion janë pesë vende”, ka thënë Trump.