Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të dielën se bisedimet tregtare të një dite më parë me Kinën kanë qenë shumë produktive.
Trump shtoi se presidenti i Kinës, Xi Jinping ka ofruar mbështetjen para takimit të Trumpit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, që pritet të mbahet të enjten dhe të premten në Vietnam, transmeton rel.
“Presidenti Xi i Kinës ka ofruar mbështetjen për takimin me Kim Jong-un. Gjëja e fundit që Kina dëshiron janë armët bërthamore te fqinjët“, tha presidenti Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë tarifa në produktet kineze në vlerë të milliarda dollarëve, me arsyetimin se Kina ka aplikuar “praktika të padrejta tregtare” ndaj SHBA-së.
Përveç tjerash, presidenti amerikan pati thënë se këto masa synojnë të ruajnë ekonominë amerikane dhe vendet e punës në këtë shtet.
-
Trumpi e quan raportin SHBA-Kinë "një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në historinë botërore"
-
Trumpi takohet me Xi-në, zvogëlon tarifat ndaj Kinës
-
Trumpi para takimit me Xi-në: Do të kemi marrëveshje të mirë me Kinën
-
SHBA-ja dhe Kina arrijnë dakordimet e para për tregtinë
-
Trumpi e kërcënon Kinën me tarifë shtesë prej 100%