Presidenti amerikan, Donald Trump, sot ndodhet në Sicili të Italisë për të marrë pjesë në samitin dyditësh të Grupit të 7 vendeve (G-7), në të cilin pritet që ai të ballafaqohet me pyetje nga liderët e tjerë, për pozicionin e tij për tregti dhe ndryshime klimatike.
Qëndrimi në Sicili është pjesa e fundit e turneut të parë të jashtëm të presidentit Trump, në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë samit, liderët, po ashtu, do të diskutojnë për bashkëpunimin në siguri, pas sulmit me bombë në Mançester të Britanisë më 22 maj, me ç’rast u vranë 22 vetë. Për këtë sulm është i dyshuar një militant islamik me origjinë nga Libia, i cili ishte rritur në Britani.
Një diplomat i paemëruar italian tha se Trump dhe zyrtarët e lartë të Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë, kanë pikëpamje të ngjashme për shumë çështje, por Uashingtoni mbetet i izoluar për tregti dhe ambient.