Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nis samiti i G7, katër liderë takohen për herë të parë

Nën masa ekstreme sigurie, ka nisur në Taormina të Sicilisë dita e pare e samitit te G7. Të pranishëm liderët e 7 vendeve më të fuqishme të botës, plus presidenti i Këshillit dhe Komisionit Europian. Në agjendë janë një sërë çështjesh të rëndësishme, mes të cilave siguria, lufta kundër terrorizmit, marrëveshjet tregtare dhe klima.

Përpara nisjes së samitit, ka pasur edhe disa takime bilaterale, si ai mes presidentit të Francës Macron dhe kryeministres britanike Mey, ku dy aleatët kanë nisur në lidhje me luftën e përbashkët kundër terrorizmit, edhe pas sulmit të fundit në Mancester.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vëmendja është te presidenti amerikan Donald Trump dhe te qëndrimet që ai do të mbajë, sidomos në lidhje me marrëveshjen e fundit të Parisit për klimën, si edhe për marrëveshjet tregtare me Bashkimin Europian.

Ky samit i G7 vlerësohet si shumë i rëndësishëm edhe për shkak se katër nga shtatë liderët e vendeve më të industrializuara të botës do të ulen me njëri tjetrin në një tryezë për herë të parë. Samiti i G7 zhvillohet vetëm njëe dite pas atij tëe NATO-s në Bruksel dhe gjithashtu përmbyll turin e parë jashtë vendit të presidentit amerikan, Donald Trump.