Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump akuzon Obamën

Pas rrjedhjes së informacioneve që karakterizuan muajin e parë të presidencës së Donald Trump fshihet ish presidenti Barack Obama.

Për këtë është i bindur presidenti amerikan, i cili akuzoi paraardhësin e tij gjatë një interviste televizive për Fox News.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trump akuzoi Obamën si përgjegjës për organizimin e protestave kundër republikanëve në qytete të ndryshme amerikane.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë ndërhyrjes së tij në emisionin televiziv “Fox and Friends” foli dhe për vendimin për të bojkotuar darkën tradicionale të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të parashikuar për në 29 prill.

Ai tha se mediat krijojnë histori të sajuara, me burime të sajuara që nuk ekzistojnë, dhe pikërisht për këtë arsye i dukej e papërshtatshme që të merrte pjesë në atë darkë.

“Kam shumë respekt për median dhe gazetarët por mendova se kështu do të ishte më mirë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të marrë pjesë as vitin tjetër”, tha Trump.