Kryeministri kanadez, Justin Traudeau, ka thënë se vendi i tij dhe Irlanda duhet të shfrytëzojnë mundësinë dhe të jenë të hapur e progresiv pas “mbylljes” së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Trudeau ka thënë se Kanadaja dhe Irlanda duhet të prezantojnë veten si “ të hapur ndaj botës në mënyrë pozitive dhe progresive” në kohën kur “aleatët tanë…. janë duke u mbyllur brenda vendeve të tyre, apo janë duke u kthyer në pozicione të ndryshme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrudeau i ka dhënë këto deklarata pas takimit me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në Dublin.
Të dy liderët e përmendën situatën e komplikuar, në SHBA nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump dhe procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Varadkar ka thënë se “ shumë persona po tregojnë çdo ditë e më shumë dëshirën e tyre për të ardhur në Irlandë”, për shkak të Brexitit.