Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka mbajtur një jelek antiplumb gjatë fushatës zgjedhore që e mbajti të shtunën.
Televizioni publik i Kanadasë ka cituar burimet e tij, që thonë se kryeministri u detyrua të mbante jelekun për shkak të kërcënimeve të sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç jelekut antiplumb, Trudeau ishte i rrethuar nga forca të shumta policore që u përdorën për herë të parë që prej nisjes së fushatës, para gjashtë javësh, transmeton KTV.
Media të ndryshme kanadeze kanë raportuar se kryeministri është dashur të mbante jelekun në fushatën në Ontario, pasi partia e tij liberale mori kërcënime.
Trudeau, që arriti me 90 minuta vonesë, iu drejtua njerëzve pa asnjë incident.