Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është gjuajtur me gurë nga disa protestues gjatë një ndalese në fushatë.
Ai ishte duke u kthyer në autobusin m të cilin po udhëtonte ku kundrejt tij janë hedhur gurë. Ai nuk është lënduar.
Trudeau ka thirrur zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri shumicë për partinë e tij liberale të qendrës së majtë.
Por fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër vaksinave COVID dhe kufizimeve të tjera të ndërmarra nga shteti.
Vetëm para një jave kryeministri ishte detyruar ta ndalonte një tubim elektoral pas një proteste të disa personave.
Artikuj të ngjashëm
-
Trudeau mban fjalimin lamtumirës
-
Trudeau jep dorëheqje nga posti i liderit të partisë së tij dhe ai i kryeministrit
-
Kryeministri kanadez Justin Trudeau pritet të japë dorëheqje
-
Trumpi e quan “guvernator” kryeministrin kanadez, Justin Trudeau
-
Trudeau reagon pas njoftimit të Trumpit për tarifa ndaj Kanadasë