Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vrarë nga shtënat në Maryland

Tre veta janë vrarë e dy janë plagosur nga të shtënat në parkun afarist në shtetin verilindor të SHBA-së Maryland, ka deklaruar sherifi i qarkut Harford, transmeton Koha.net.

Dy personat e plagosur janë gjendje të rëndë.

Polica ka kumtuar se sulmuesi është identifikuar dhe se është në ndjekje, përcjell al jazeera.

Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Radee Labeeb Prince, e policia e ka publikuar foton e tij.

I dyshuari dhe viktimat kanë qenë bashkëpunëtorë në firmën në parkun Emmorton, në Edgewood të Marylandit.

Për masa sigurie, janë mbyllur shkollat e afërta.

 

Artikuj të ngjashëm