Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vrarë e tetë të plagosur gjatë një fushate elektorale në Turqi

Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë janë plagosur sot gjatë shkëmbimit të zjarrit që u regjistrua në një qytet në jug të Turqisë.

Kjo ndodhi gjatë vizitës së një deputeti të partisë në pushtet në fushatë elektorale për zgjedhjet e 24 qershorit, raportojnë mediat turke, transmeton KP.

Përdorimi i armëve erdhi pas një zënke që përfshiu stafin shoqërues të deputetit, Ibrahim Halil Yildiz gjatë vizitës në qytetin Suruc, pranë kufirit sirian.