Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur pas sulmit në Universitetin e Virginias, arrestohet i dyshuari

Te shtena me arme ne Universitetin e Virginias, tre te vdekur

Tre anëtarë të skuadrës së futbollit amerikan të Universitetit të Virginias janë vrarë, pasi një i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të autobusit, ndërsa ata po ktheheshin pas një ekskurzioni me shkollë, raporton agjencia AP.

I dyshuari është arrestuar 13 orë pas sulmit.

Presidenti i Universitetit, Jim Ryan dhe forcat e rendit, ishin në konferencë për media kur morën informatat se i dyshuari Christopher Darnell Jones Jr. është arrestuar.

Dy studentë tjerë janë plagosur në sulmin e të dielës mbrëma.

Sulmi ndodhi në afërsi të parkingut të kampusit universitar, ndërsa autobusi plotë me studentë po kthehej nga një vizitë në Washington.