Tre persona kanë vdekur në Spanjë si pasojë e stuhisë Filomena që ka shkaktuar kaos në tërë vendin, me borën që ka mbuluar Madridin dhe trupat janë mobilizuar për të shpëtuar shoferët e bllokuar.
Shërbimet e shpëtimit kanë arritur tek 1,500 njerëz të bllokuar në vetura, raporton Reuters.
Një burrë dhe një grua të cilët ishin duke udhëtuar me veturë janë përmbytur pasi një lum ka dalë jashtë shtratit në Malaga, kurse një i pastrehë është ngrirë për vdekje në Calatayud, thanë autoritetet.
Më shumë se 650 rrugë janë bllokuar nga bora, duke lënë disa vozitës të bllokuar në veturat e tyre ka thënë ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska.
Kjo stuhi bore po vlerësohet nga autoritetet si më e rënda në disa dekada për Spanjën.
-
Në qendër të Spanjës regjistrohen temperatura minus 25 gradë Celsius
-
Reshje të jashtëzakonshme bore në Spanjë, automjetet bllokohen në autostradë
-
Përmbytje në Barcelonë nga shirat e rrëmbyeshëm, një i vdekur
-
Më shumë se 300,000 të evakuuar nga zjarret në Francë dhe Spanjë
-
Të paktën 11 të vdekur nga zjarret në Spanjë